Shkencëtarët kinezë krijojnë ujkun e parë të klonuar

Shkencëtarët kinezë kanë klonuar me sukses një ujk Arktik, "i pari në botë" i këtij lloji. Sipas shkencëtarëve kjo është një teknologji shumë e mirë pasi klonimi mund të ndihmojë në ruajtjen e disa specieve të rrezikuara dhe të rralla.

Shkencëtarët kinezë krijojnë ujkun e parë të

Shkencëtarët kinezë të “Sinogene Biotechnology” me bazë në Pekin, deklarojnë se kanë klonuar me sukses një ujk Arktik, "i pari në botë" i këtij lloji. Dhjetë muaj pasi një ujk 16-vjeçar i Arktikut i quajtur Maya vdiq në një kopsht zoologjik në Kinën veriore, një "Maya" e re lindi përmes teknologjisë së klonimit.

"Në Kinën veriore, ne organizojmë një festë për të celebruar ditën e njëqindtë nga ditëlindja e një foshnjeje. Sot, ne festojmë të njëqindtën ditë nga ditëlindja e ujkut të parë të klonuar të Arktikut në botë," tha Mi Jidong, Shefi Ekzekutiv i “Sinogene”.

Ujku i sapolindur ka të njëjtat gjene si ujku origjinal, por ai nuk ka jetuar me ujqër të tjerë, por me një qen. Në fakt, për qentë dhe macet e klonuara ka edhe një problem socializimi të hershëm.

Dai Rui, Drejtor i Përgjithshëm i “Harbin Polarland” nënvizon se socializimi, është i dobishëm për zhvillimin e tij në të ardhmen, ndaj duhet të bëhet sa më herët.

"Pas kësaj, ujku i Arktikut do të kthehet në Harbin. Ajo mund të mos jetë në gjendje të integrohet me familjen e ujqërve të Arktikut, kështu që është e dënuar të rritet vetë."

Zhao Jianping, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i “Sinogene” shprehet:

"Klonimi i qenve dhe maceve është relativisht më i lehtë, ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë. Në hapin tjetër, ne mund të klonojmë kafshë të egra të rralla, përveç qenve ose maceve, të cilat mund të kërkojnë përdorimin e teknologjisë heterogjene të klonimit, dhe kjo do të jetë më e vështirë”.

Sipas shkencëtarëve, kjo është një teknologji shumë e mirë pasi klonimi mund të ndihmojë në ruajtjen e disa specieve të rrezikuara dhe të rralla.

EMISIONET