Shkenca bën një hap para për kurat/ Inteligjenca artificiale ndërton strukturat e 200 milion proteinave

Shkencëtarët kanë krijuar një arkivë me strukturën e 200 milion proteinave. Kjo është pak a shumë sasia e proteinave të ndryshme në botë. Për shumë shkencëtarë ky është një hap i madh për shkencën dhe kurimin e shumë sëmundjeve. Fal Inteligjencës Artificiale sot shkenca ka bërë një hap përpara.

Shkenca bën një hap para për kurat/ Inteligjenca artificiale

Shkencëtarët kanë arritur së fundmi të ndërtojnë strukturën proteinike të mbi 200 milion proteinave në botë.

Ky është një hap i madh për njerëzimin, teksa rritet kurimi për sëmundjet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës njerëzore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Me anë të përdorimit të Inteligjencës Artificiale, shkencëtarët krijuan një arkivë 3D të të gjitha proteinave në botë për të lehtësuar studimet e mëtejshme në mikrobiologji.

Shkencëtarët thonë se kurimi i sëmundjeve si diabeti apo kanceri është një hap më afër.

Kjo dritare kaq e rëndësishme, e munguar deri më tani, është një hap gjingant për shkencat biologjike, për të mësuar më shumë rreth njeriut dhe botës që na rrethon.

Proteinat janë thelbësore për zinxhirin e ADN-së së jetës së gjallë, ndaj shkencëtarët janë të entuziazmuar nga kjo risi në shkencë.

Inteligjenca artificiale ka nisur të përdoret në masë në mjeksi për të bërë të mundur kurimin e mjaft sëmundjeve, ku kanë filluar të duken edhe rezultatet e para.

EMISIONET