Sateliti i NASA-s godet asteroidin për t’i ndryshuar trajektoren

Sateliti i NASA-s godet asteroidin për t’i ndryshuar trajektoren
Ajo që deri më dje ngjante si fantashkencë, këtë javë është bërë realitet nga agjencia hapësinore amerikane NASA.
Një asteroid është goditur nga një anije kozmike e nisur nga Toka duke i ndryshuar atij trajektoren.

Anija kozmike DART e NASA-s u përplas me sukses me një asteroid të largët nga Toka për të sjellë provën e parë në botë të një sistemi mbrojtës planetar. Amerikanët kanë kohë që kanë projektuar një sistem të këtillë për të parandaluar një përplasje të mundshme të trupave hapësinore me Tokën.

Përplasja ndodhi 11,3 milionë kilometër larg nga toka, ndërsa shpejtësia e përplasjes ishte 22,500 km/ orë, shpjegojnë shkencëtarët. Nga pamjet e mbërritura pranë NASA-s, shkencëtarët thanë se goditja e arriti qëllimin duke krijuar një krater, hodhi copa shkëmbinjsh në hapësirë dhe ndryshoi orbitën e asteroidit.

Teleskopët në mbarë botën dhe në hapësirë ishin drejtuar të gjithë për të parë këtë moment. Megjithëse ndikimi ishte menjëherë i dukshëm sinjali i radios së DART u ndërpre menjëherë pas goditjes. Shkencëtarët thanë se do të duhen disa muaj për të përcaktuar se sa shumë u ndryshua trajektorja e asteroidit.

EMISIONET