Roboti "ndihmës usta", kompania amerikane publikon pamjet nga puna e Atlas

Kompania amerikane Boston Dynamics ka publikuar pamjet e reja të Robotit Atlas, i cili është në gjendje të kryejë punën e një ndihmës ndërtimi. Për kompaninë nuk është me interes nxjerrja e tij në treg, por testimi i limiteve të lëvizshmërisë së një roboti.

Roboti "ndihmës usta", kompania amerikane publikon pamjet nga

Nëse jeni punëtor ndërtimi, roboti Atlas nga Boston Dynamics së shpejti mund t’iu vijë në ndihmë.

Kompania amerikane e projektimit inxhinierik dhe robotik bëri publike lëvizjet më të reja të cilat është në gjendje ti kryejë roboti Atlas.

Roboti 2 këmbësh vërehet teksa ndihmon në kryerjen e detyrave të ndërtimit.

Ai kërcen, kap objekte, vendos dru mbi skela, një ndihmës ndërtimi perfekt.

Është koha që Atlas të marrë aftësi të reja dhe të fillojë nga puna- u shpreh nnjë nga përfaqësuesit e firmës së Masacustesit.

"Duart" e reja të robotit përbëhen nga vetëm dy gishta - njëri i fiksuar në vend dhe tjetri i rrotullueshëm, por me kontroll të fortë mbi objektet.

Zhvillimi i robotëve me aftësi fizike që përputhen me të njerëzve ka qenë një sfidë e vazhdueshme për kompanitë prodhuese. Megjithatë Boston Dynamics u shpreh se nuk synojnë hedhjen ne treg të robotit Atlas, por po testojnë maksimumin e aftësive lëvizëse të të tillë robteve, që kanë aftësite fizike si të një njeriu mesatar.

Roboti Atlas u prezantua për publikun për herë të parë në korrik 2013 dhe funksioni i tij është të depërtojë në ambjente të jashtme, aty ku terrenet janë të ashpra.

EMISIONET