Raketa e miliarderit del jashtë kontrollit, do të përplaset në Hënë
Një raketë e lëshuar nga kompania hapësinore e miliarderit, Elon Musk, do të përplaset në Hënë dhe do të shpërthejë.
Raketa "Falcon 9" u lancua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit, ajo nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t'u kthyer drejt Tokës, e opër rrjedhojë mbeti në hapësirë.
Astronomi, Jonathan McDowell, tha ky rast do të jetë përplasja e parë e njohur e pakontrolluar e një rakete me Hënën. Megjithatë pasojat do të jenë të vogla, tha ai për BBC.
Raketa u lëshua në orbitë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor, shkruan Ora News.
Ishte pjesë e programit Spasex të Elon Musk për eksplorimin e hapësirës. Filozofia e Spasex është të arrijë që njerëzit të mund të jetojnë në planetë të tjerë.
Që nga viti 2015, raketa është tërhequr nga forca të ndryshme gravitacionale të tokës, hënës dhe diellit, duke e bërë rrugën e saj disi "kaotike", shpjegon Prof McDoëell nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën me qendër në SHBA.
"Gjatë dekadave ka pasur ndoshta 50 objekte të mëdha që ne i kemi humbur plotësisht gjurmët. Kjo mund të ketë ndodhur shumë herë më parë, thjesht nuk e kemi vënë re. Ky do të jetë rasti i parë që ne konfirmojmë," thotë Prof McDowell.