Pamjet e para pas goditjes së Anijes kozmike të NASA -s në asteroidin “Dimorphos”

Pamjet e para pas goditjes së Anijes kozmike të NASA -s  në

Anija kozmike e NASA -s është përplasur qëllimisht në asteroidë gjatë një misioni të paprecedentë për të mësuar se si të mbrojë njerëzimin nga një kërcënim i mundshëm ekzistencial në të ardhmen.

"Anija kamikaze", pak më e vogël se një makinë, ra me një shpejtësi që kalonte 20 mijë kilometra në orë mbi asteroidin, në kohën e parashikuar.

Ekuipazhet e NASA-s në qendrën e kontrollit të misionit në Maryland shpërthyen në brohoritje në momentin e përplasjes.

"Ne po hyjmë në një epokë të re në të cilën ne potencialisht kemi aftësinë për të mbrojtur veten nga përplasjet me asteroidë të rrezikshëm," tha Lori Glaze, drejtore e shkencave planetare në NASA.

Pamjet e para pas goditjes së Anijes kozmike të NASA -s  në

Anija udhëtoi për rreth dhjetë muaj pasi u nis nga Kalifornia. Për të goditur një objektivin Dimorphus, faza e fundit e fluturimit të tij ishte plotësisht e automatizuar, sikur të ishte një raketë e vetëdrejtuar.

Misioni u monitorua gjithashtu nga teleskopët hapësinorë Hubble dhe James Webb , të cilët lokalizonin renë e pluhurit në mënyrë që të mund të llogaritej sasia e lëndës së hedhur.

Anija kozmike evropiane Hera , që do të nisë në vitin 2024 , do të vëzhgojë Dimorphos nga afër në vitin 2026 për të vlerësuar efektet e ndikimit dhe për të matur, për herë të parë, masën e asteroidit.

Asteroidët kanë sjellë surpriza për shkencëtarët në të kaluarën. Në vitin 2020, sonda amerikane Osiris-Rex depërtoi më thellë se sa pritej në sipërfaqen e asteroidit Bennu.

Pamjet e para pas goditjes së Anijes kozmike të NASA -s  në

EMISIONET