Njihuni me robotin më të vogel të krijuar ndonjëherë, epokë e re e robotikës në shkallë të vogël

Njihuni me robotin më të vogel të krijuar ndonjëherë,

Inxhinierët kanë zbuluar robotin më të vogël që lëviz me telekomandë është edhe më i vogël se një plesht.

E ashtuquajtura gaforrja e vogël robotike, mund "të ecë, të përkulet, të rrotullohet, të kthehet dhe të kërcejë" sipas inxhinierëve nga Universiteti Northwestern në SHBA.

Ky robot mund të sinjalizojë fillimin e një epoke të re të robotikës në shkallë të vogël. Ai përbëhet nga një material aliazh me memorie të formës që transformohet kur nxehet.

Si lëvizin ata?

Studiuesit përdorin një rreze lazer të skanuar për të ngrohur me shpejtësi pajisjen në vende të ndryshme në të gjithë trupin e saj për t'i bërë ato të transformohen dhe ta detyrojnë robotin të lëvizë.

Një nga truket që studiuesit përdorën ishte mbulimi i pajisjes me një shtresë të hollë xhami që detyron atë pjesë të strukturës së robotit të kthehet në formën e saj të deformuar pasi të ftohet.

"Për shkak se këto struktura janë kaq të vogla, shkalla e ftohjes është shumë e shpejtë. Në fakt, zvogëlimi i përmasave të këtyre robotëve i lejon ata të vrapojnë më shpejt," shpjegoi profesor John Rogers, i cili drejtoi kërkimin eksperimental.

"Kjo është shumë sfiduese për të arritur në shkallë kaq të vogla për robotët tokësorë", u shpreh profesori Yonggang Huang.

EMISIONET