Tani mund të fitoni para duke ecur/ Aplikacioni që ju paguan, sa më shumë hapa aq më shumë para

Tani mund të fitoni para duke ecur/ Aplikacioni që ju paguan, sa

"WaWard" është një aplikacion, i cili inkurajon përdoruesit të kryejnë aktivitet fizik, duke i shpërblyer finaciarisht, bazuar në kilometrat që bëjnë kur ecin, apo vrapojnë.

Si funksionin aplikacioni?

Pas shkarkimit nga Apple Store, ose Google Play, ju hapni aplikacionin në telefonin tuja dhe regjistroheni, duke vendosur disa të dhëna.

Pasi të regjistroheni, mund të filloni të ecni menjëherë nëse doni.

Dhe në bazë të aktivitetit fizik që bëni ju fitoni bonuse "Ward", të cilat mund të konvertohen më vonë në dhurata, shpërblime, ose euro.

Aplikacioni është krijuar në vitin 2019 në Francë dhe është aplikacioni i dytë më i shkarkuar në vend. Aplikacioni  mund të përdoret gjithashtu në Belgjikë dhe  Spanjë. Ndërkohë Italia e ka  aprovuar në fillim të janarit të këtij viti.

Por lajmi i keq është se  aplikacioni nuk është i disponueshëm në vendin tonë. Na vjen keq!!

EMISIONET