Nga viti 2024, në BE do të përdoret vetëm një kabull për karikimin e celularëve

Nga viti 2024, në BE do të përdoret vetëm një kabull

Ditët e gjuetisë për të gjetur karikuesin e duhur mund të kenë marrë fund për evropianët.

Bashkimi Evropian ka rënë dakord përkohësisht që pajisjet e reja elektronike portative duhet, deri në vjeshtën e vitit 2024, të përdorin një karikues USB Type-C.

Sipas një raporti parlamentar të dhjetorit 2021, kërkesat e reja mund të zbatohen gjithashtu për pajisjet e shitura në Irlandën e Veriut sipas kushteve të protokollit të Irlandës së Veriut në marrëveshjen e Brexit, duke shkaktuar potencialisht divergjencë të standardeve të produktit me pjesën tjetër të Britanisë.

Traktati funksionon duke e mbajtur Irlandën e Veriut brenda tregut të përbashkët të BE-së për mallra, ndërsa Britania kontinentale është jashtë tij.

Produktet e Apple si iPhone dhe iPad do të duhet të jenë në përputhje me rregulloren e re, si dhe kompjuterët laptopë. Pajisjet ekzistuese do të përjashtohen.

Marrëveshja do të sillet para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave pas pushimeve të tyre verore, ku mund të miratohet zyrtarisht dhe më pas të publikohet.

EMISIONET