Nga Londra në Paris me makinë fluturuese. Makina-aeroplan fiton çertifikatën e fluturimit

Nga Londra në Paris me makinë fluturuese. Makina-aeroplan fiton

Makina fluturuese e cila është e aftë të udhëtojë me shpejtësi mbi 160 km/ h në lartësi mbi 2 mijë e 500 metra fiton çertifikatën e aftësisë ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit.

Makina-aeroplan hibrid, AirCar, është i pajisur me një motor BMË dhe punon me karburant të rregullt me ​​pompë benzine.

Duhen dy minuta e 15 sekonda që makina të shndërrohet në avion.

Çertifikata u mor pas 70 orë testimeve fluturimi dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje, tha kompania ndërkohë krijuesi i tij, Prof. Stefan Klein shtoi “Çertifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”

Në qershor, makina fluturuese përfundoi fluturimin 35-minutash midis aeroporteve ndërkombëtare në Nitra dhe Bratislavë, Sllovaki.

Kompania i tha BBC News se planifikonte “të fluturonte në Londër nga Parisi në të ardhmen e afërt”.  Ndërkohë ka kompani të tjera të cilat mund të fluturojnë por dhe të ecin në rrugë.

 

EMISIONET