Tre astronautë hyjnë për herë të parë në stacionin e ri të Kinës
Tre astronautë kanë hyrë për herë të parë në laboratorin hapësinor të Kinës, puna për të cilin pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Ekuipazhi po teston stacionin e ri hapësior kinez, një nga programet më ambicioze hapësinorë të Pekinit.
Astronautët kinezë kanë hyrë për herë të parë në laboratorin hapësinor “Tiangong”, duke hedhur një hap të madh drejt përfundimit të stacionit orbital deri në fund të vitit.
Ky laborator është një hapat e programit ambicioz hapësinor të Pekinit, i cili ka zbarkuar rover robotikë në Mars dhe Hënë dhe e ka bërë Kinën kombin e tretë që ka vendosur njerëzit në orbitë.
Pasi të përfundojë, “Tiangong” ose "Pallati qiellor" vazhdimisht ekipe prej tre astronautësh do të kryejnë eksperimente shkencore dhe do të ndihmojnë në testimin e teknologjive të reja.
“Wentian”, i dyti nga tre seksionet kryesore të Tiangong, u ankorua me modulin kryesor të stacionit Tianhe të hënën pasi u nis me sukses nga Kina jugore një ditë më parë.
Disa orë pas ankorimit, tre astronautët, të cilët kanë jetuar në modulin bazë që nga qershori, hapën kapakun dhe hynë në “Wentian”. Ekuipazhi, i veshur me kostume blu, shihet duke lundruar rreth modulit të ndriçuar mirë përpara se të përshëndesnin kamerën.
“Wentian” do të fokusohet në shkencat e jetës dhe kërkimin e bioteknologjisë, sipas ekspertëve, duke përfshirë kërkimin e qelizave dhe eksperimentet e rritjes së bimëve. Moduli do të ketë hapësirë jetese për tre astronautë shtesë, duke strehuar deri në gjashtë persona gjatë tranzicionit të ekuipazhit.
Moduli i tretë dhe i fundit, një laborator tjetër i quajtur “Mengtian”, është planifikuar të nisë në tetor. “Tiangong”, pasi të përfundojë, pritet të qëndrojë në orbitë të ulët 400-450 kilometra mbi Tokë për të paktën 10 vjet.
Vitin e ardhshëm, Kina po planifikon gjithashtu të nisë një teleskop hapësinor me një fushë shikimi 350 herë më të madhe se teleskopi Hapësinor “Hubble” i NASA-s.