Tentativa e dytë për në hënë, Artemis Moon I bëhet gati për nisje sot

Agjencia amerikane e hapësirës do të ndërmarrë sot tentativën e saj të dytë për të lëshuar drejt hënës raketën Artemis, pas dështimit të testit të parë. Astronautët kanë besim se do t'ja dalin të ccojnë njerëz në hënë, 50 vite pas Apollos.

Tentativa e dytë për në hënë, Artemis Moon I bëhet

NASA pritet të bëjë sot një perpjekjë të dytë për të nisur drejt hënës raketën e saj më të fuqishme “ARTEMIS 1”, pas dështimit të misionit të së hënës, kur misioni u anulua për shkak të problemeve teknike dhe motit. Këtë herë ekspertët thanë se shenjat janë pozitive në Qendrën Hapësinore Kennedy të Florida-s.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Duhet të paraqitemi, duhet të jemi gati dhe duhet të shohim se çfarë sjell dita," u tha gazetarëve Mike Sarafin, menaxheri i misionit Artemis i NASA-s.

Numërimi mbrapsht është planifikuar të nisë në orën 14:17 me kohën lokale. Objektivi i mjetit 100 metra i gjatë do të jetë të hedhë një kapsulë në drejtim të Hënës, diçka që nuk ka ndodhur që kur Projekti Apollo përfundoi në 1972.

“Artemis 1” është një demonstrim teknologjik, kështu që nuk do të ketë ekuipazh në bord, por nëse gjithçka shkon sipas planit në mision, atëherë Artemis II, që pritet të fluturojë në 2024, me siguri do të ketë njerëz.

Astronautja e NASA-s Jessica Mier tha se të gjithë duhet të tregojnë durim ndërsa SLS lëviz drejt fluturimit të saj të parë dhe të mos habitemi nëse do të ketë një shtyrje të mëtejshme.

EMISIONET