Shtyhet sërish nisja e anijes kozmike në Hënë

Ka dështuar për herë të dytë brenda javës ngritja në ajër e raketës më të fuqishme të NASA-s. Raketa më e madhe kozmike e NASA-s kishte sërish një defekt në furnizimin me karburant. Shkencëtarët thanë se do ta provojnë sërish.

Shtyhet sërish nisja e anijes kozmike në Hënë

Ka dështuar për herë të dytë nisja e raketës më të madhe kozmike të NASA-s drejt Hënës.

Ka qenë sërish një defekt në furnizimin me karburant që ka sjellë pezullimin e këtij fluturimi drejt hapësirës.

Fluturimi pritet me një kërshëri të madhe nga shumë qytetarë dhe ndërkohë vjen në një kohë që ka një garë hapësinore në sfond mes dy superfuqive, Amerikës dhe Kinës.

U bënë mbi 5 dekada që asnjë njeri nuk shkel më në Hënë, dhe ky mision i raketës kozmike Artemis I do të përgatisë terrenin për ulen e kozmonautëve amerikanë sërish në Hënë.

Artemis I do të kryejë një mision 42-ditor pa pilot dhe synon të dërgojë pajisje dhe të bëjë studime të hollësishme në hapësirë.

Raketa që po tenton të ngrihet në fluturim është nga më të mëdhatë, 98 metra e lartë dhe është më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA.

Një veçanti tjetër e kësaj rakete është se ajo mund të mbajë një ngarkesë të stërmadhe në hapësirë, plot 27 ton.

Shkëncëtarët e NASA-s njoftojnë se Artemis II dhe Artemis III do të synojnë të çojnë njerëzit në Hënë dhe me qëllimin përfundimtar për të kryer misione në Mars.

EMISIONET