Mision historik në ditën e Krishtlindjes, teleskopi niset drejt hapësirës

Mision historik në ditën e Krishtlindjes, teleskopi niset drejt

Ashtu si fëmijët ëndërrojnë dhuratat nën pemë, shkencëtarët në dhomën e kontrollit në Qendrën Hapësinore “Guiana” po presin me durim 25 dhjetorin. Teleskopi  hapësinor “ James Ëebb”,  më i fuqishmi që është lëshuar ndonjëherë në hapësirë, ​​ pas vonesave teknike dhe të motit do të ngrihet në ditën e Krishtlindjes nga baza në departamentin e Amerikës së Jugut në Francë.

"Ne mezi presim që të niset," shprehet Jean-Luc Mestre, inxhinier dhe zëvendësdrejtor i operacioneve në Qendrën Kombëtare Franceze për Studimet Hapësinore.

Ngarkesa e kësaj rakete, teleskopi “Webb”, është një pjesë e teknologjisë e punuar nga mijëra njerëz për më shumë se një çerek shekulli.

“Gjithçka është gati”, shton Mestre. "Tani gjithçka që na nevojitet është moti i duhur."

Teleskopi “Webb” pritet të revolucionarizojë vëzhgimin e universit dhe astronomët dhe astrofizikanët kanë pritur me padurim vendosjen e tij për dekada të tëra.

Nisja e tij e suksesshme do të jetë fillimi i një udhëtimi njëmujor, pas të cilit duhet të kryhet një sekuencë delikate ngjarjesh përpara se të fillojë të transmetojë imazhe nga disa prej zonave më të largëta të njohura të hapësirës dhe kohës.

 “Webb” ka 25 vjet dhe mbi 10 miliardë dollarë $ përgatitje.Të shtunën, një audiencë shkencëtarësh dhe krerët e NASA-s dhe agjencive hapësinore kanadeze dhe evropiane do të mblidhen për të vëzhguar nisjen e këtij misioni historik.

Observatori i ri do të shkojë deri në pikën 2 të Lagranzhit Diell-Tokë (L2), rreth 1.5 milionë kilometra nga planeti ynë.

Pikat e Lagranzhit janë pika të qëndrueshme gravitacionale ku anijet kozmike pak a shumë mund të "parkojnë", duke ruajtur të njëjtin pozicion relativ pa shpenzuar shumë karburant. Ëebb është optimizuar për të parë universin në dritë infra të kuqe (IR), me gjatësi vale të gjata që ne i ndiejmë si nxehtësi.

EMISIONET