Mektrin Motors sjell Range Rover Sport 2022 në Shqipëri
Range Rover Sport mbërrin në Shqipëri.
Risia më e re në treg nga Range Rover mbërriti në vendin tonë duke u prezantuar në një event spektakolar.
Mektrin Motors solli modelin e ri dinamik dhe inovativ në një natë dedikuar pikërisht gjigandit Range Rover Sport nën moderimin e një vajze të apasionuar pas shpejtësisë, Fjona Çakalli, e cila erdhi nga Milano enkas për të zbuluar surprizën.
Range Rover Sport ndërthur klasin dhe teknologjinë me një dizajn minimalist, i cili nuk ka frikë të eksplorojë çdo territor.
Luksoz dhe i paarritshëm, Range Rover Sport vjen si një risi absolute që nuk bën asnjë kompromis me stilin dhe performancën.
I magjishëm si brenda dhe jashtë, modeli i ri ofron rehatinë maksimale dhe luksin e interiorit prej lëkure dhe pamjen më të përsosur.
E gjeni ekskluzivishit në shoëroomin e Mektrin Motors.