Ky nerv ndikon pothuajse në çdo organ të brendshëm. Mund të ndihmojë edhe ata që vuajnë nga depresioni

Ky nerv ndikon pothuajse në çdo organ të brendshëm. Mund

Vitet e fundit, nervi vagus është bërë objekt magjepsjeje, veçanërisht në rrjetet sociale. Fijet nervore, të cilat shkojnë nga truri në bark, janë përdorur nga disa influencers si çelës për reduktimin e ankthit, rregullimin e sistemit nervor dhe për të ndihmuar trupin të relaksohet.

Gjithashtu videot e TikTok me hashtag "#vagusnerve" janë parë më shumë se 64 milionë herë dhe ka rreth 70,000 postime me hashtag në Instagram. Disa nga më të njohurit paraqesin truke të thjeshta për të "tonifikuar" ose "rivendosur" nervin vagus, si zhytje e fytyrës në banjë uji të ftohtë ose shtrje në shpinë me pako akulli në kraharor. Ekzistojnë gjithashtu ushtrime për sytë dhe teknika të frymëmarrjes së thellë.

Studiuesit që studiojnë nervin vagus thonë se stimulimi i tij me elektroda mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit dhe lehtësimin e simptomave tek ata që vuajnë nga depresioni.

Hulumtimet tregojnë se stimulimi i nervit vagus mund të ndihmojë njerëzit me epilepsi , diabet, depresion dhe çrregullime të stresit post-traumatik./The Times/ 

EMISIONET