Kompjuteri më i ri i Microsoft ka një çmim prej 4,299 dollarësh

Kompjuteri më i ri i Microsoft ka një çmim prej 4,299

Pajisja më e shtrenjtë Surface e Microsoft pritet të ketë një çmim edhe më të lartë.

Microsoft do të zbulojë disa tabletë "Surface Pro", modele "Surface Laptop" dhe një kompjuter desktop "Surface Studio 2+". Ky i fundit do të dalë në treg me përditësimin e parë prej disa vitesh.

Çmimi i këtij kompjuteri fillon nga 4,299 dollarë, dhe 4,499 dollarë nëse shitet bashkë me stilolapsin dixhital. Versioni i mëparshëm, i nxjerrë në 2018, kishte një çmim fillestar prej 3,499 dollarë. Microsoft tha se rritja e çmimeve të këtij viti i atribuohet disa përmirësimeve të rëndësishme.

Laptopi "Surface Studio 2+" i ri, 28 inç, një desktop gjithëpërfshirës, tani ka një procesor "Intel Core H-35", performancë 50% më të shpejtë të trurit dhe një çip të përditësuar për grafikë më të shpejtë.

Pajisja përfshin gjithashtu një ekran të përditësuar, kamera, mikrofona dhe një stilolaps dixhital për vizatimin në ekran. Ekrani mund të ndahet në katër aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë.

EMISIONET