Kompania mëmë e Google Alphabet pushon 12,000 punonjës me email
Shefi Ekzekutiv, Sunbdar Pichai, merr përgjegjësinë e plotë për vendimin. Të pushuarve do t'i paguhet një pagesë largimi prej të paktën 16 javësh.
Kompania mëmë e Google Alphabet njoftoi se do të shkurtonte 12,000 vende pune për punonjësit e saj përmes emailit.
CEO, Sunbdar Pichai, në fakt ka dërguar një mesazh me e-mail për të njoftuar 6% të totalit të punonjësve të gjigantit teknologjik.
Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar fjalët e Pichai, i cili merr përsipër "përgjegjësinë e plotë për vendimin" me të cilin gjigandi i kërkimit në internet rreshtohet me emra të tjerë të mëdhenj në rrjet nga Meta te Tëitter dhe Amazon.
Ashtu si kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë, Alphabet është rritur me shpejtësi për sa i përket fuqisë punëtore gjatë pandemisë Covid dhe tani ka vendosur të nisë planet për pakësimin e fuqisë punëtore.
"Këto janë momente të rëndësishme që ripërcaktojnë fokusin tonë, rishikojnë bazën tonë të kostos dhe drejtojnë talentin dhe kapitalin tonë drejt prioriteteve kryesore," tha Pichai.
Sipas ekzekutivit, kompania ka "një mundësi të madhe" përpara saj me Inteligjencën Artificiale, një sektor në të cilin konkurrenca është gjithnjë e më e ashpër.
Pichai specifikoi gjithashtu se punonjësve të shkarkuar do t'u paguhet një pagesë për të paktën 16 javë dhe gjashtë muaj sugurime shëndetësore në Shtetet e Bashkuara.