Kometa më e ndritshme e vitit po i afrohet Tokës, ja kur do ta shohim

Kometa më e ndritshme e vitit po i afrohet Tokës, ja kur do ta shohim

Kometa më e ndritshme e 2021-it pritet të kalojë pranë Tokës gjate muajit dhjetor.

Kometa "C/2021 A1" ose ndryshe Leonard udhëton me një shpejtësi prej 254,412 kilometrash në orë, ose rreth 70.7 kilometra në sekondë.

Kometa e ngrirë u zbulua në fillim të këtij viti nga astronomi amerikan Gregory Leonard i Observatorit Mount Lemmon në Arizona, nga i cili mori  emrin.

Sipas NASA, kometa pritet t'i afrohet Tokës më 12 dhjetor, në një distancë prej rreth 35 milionë kilometrash, aq larg sa do të jetë lehtësisht e dukshme me dylbi ose një teleskop të vogël.

Më 18 dhjetor, kometa do të kalojë afër Venusit, në një distancë prej vetëm 4.2 milionë kilometrash. “Leonard” vlerëson se pas Krishtlindjeve nuk do të mund të duket më, pasi do t’i afrohet Diellit.

EMISIONET