Kjo verë theu rekorde

Kjo verë ishte më e nxehta e regjistruar në Evropë, sipas të dhënave nga monitorimi satelitor i BE-së.
Gushti ka qenë muaji që ka shënuar rekord temperaturash të larta, duke u renditur si muaji më i nxehtë sipas The Copernicus Climate Change Service.
Vera e sivjetshme ishte 0.4C më e nxehtë se vitin e kaluar. Ndërsa gushti 0.8C se gushti i 2018.
Me 19 korrik temperaturat shënuan 40.3C në Mbretërinë e Bashkuar. 64 zona të Francës pësuan rekorde rritjesh të temperaturave. Në Portugali temperaurat arritën deri 47C në muajin korrik. Kjo valë thatësire pushtoi dhe Kinën.
Nga ana tjetër, në Pakistan niveli i lagështirës ka shkaktuar humbje jete.
Satelitët tregojnë nivele lagështie mbi mesataren edhe në Skandinavi.
Sipas shkenctarëve këto dy ekstreme nxëhtësie dhe lagështie po ndikojnë në rritjen e temperaturave me 1.1C.