Kjo fundjavë do të sjellë një shi të vërtetë meteorësh

Kjo fundjavë do të sjellë një shi të vërtetë

Kjo fundjavë do të shënjohet nga një spektakël i vërtetë yjesh që bien, i njohur ndryshe si shi meteorësh.

Astronomët shpjegojnë se bëhet fjalë për orionidët e vjeshtës, pluhurat e lënë pas nga kometa e famshme “Halley”. Planeti ynë këto ditë gjendet pranë orbitës së kometës, pra ndeshet edhe me bishtin e saj.

Shiu i meteorëve do të jetë më i dukshëm nga 21-24 Tetor, dhe sipas astronomëve me sy të lirë mund të shihen rreth 20 yje në orë. Meteorët e kanë marrë emrin nga yjësia e Orionit, pasi duket sikur pikënisja e tyre është pikërisht aty.

Yjësia e Orionit është një ndër më të bukurat dhe kufizohet me yjësinë e Binjakëve. Astronomët shpjegojnë se Orionidet janë meteorë shumë të shpejtë, dhe mund të vërehen më qartë midis mesnatës dhe lindjes së diellit.

Për pamjet më të mira, shkoni diku në një vend të errët dhe të izoluar nga drita ku keni një pamje të plotë të qiellit. Nuk do të keni nevojë për teleskop apo dylbi pasi është më mirë të keni një pamje sa më të gjerë të qiellit.

Shirat e meteorëve sipas NASA-s, janë të shpeshtë. Perseidi konsiderohet gjerësisht si “shiu më i mirë i meteorëve të vitit”. Topat e zjarrit mund të shfaqen kudo në qiellin e natës. Në mënyrë tipike, rreth 60 meteorë bien në orë.

EMISIONET