Kinë/ Makina e parë hibride fluturuese gati në 2025

Kinë/ Makina e parë hibride fluturuese gati në 2025

Pas prezantimit të projektit në prill në Stokholm, Kina synon që makinën e parë hibride fluturuese ta hedhë në treg në 2025.

Ndryshe nga thuajse të gjitha mjetet elektrike vertikale të ngritjes dhe uljes, që janë zhvilluar më tepër si dronë sesa si makina të vërteta, XPeng X2 është një mjet i vërtetë me dy vende dhe me një dizajn e ndërtim fantastik dhe mjaft të bukur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjenerata e gjashtë e VTOL-ve të prodhuara deri tani nga XPeng përbën një makinë fluturuese të pajisur me sistem kontrolli inteligjent fluturimi dhe aftësi funksionimi autonom.

"Është gjenerata e fundit e makinave tona fluturuese dhe është produkti më emocionues për të udhëtuar në rrugë dhe fluturuar në qiell.Ajo mund të ndryshojë lehtësisht nga udhëtimi në tokë në fluturim. Produkti do të jetë gati për klientët në 2025 ," tha presidenti i kompanisë.

Aktualish XPeng ka një ekip prej 500 personash, që po punojnë për të integruar transportin tokësor dhe ajror në 50-100 qytete të mëdha të Kinës deri në 2025-2030.

Mjeti parashikohet të udhëtojë në distanca 150-200 km me fluturim automatik.

EMISIONET