Instagram vjen me ndryshim të madh tek "Reels"

Instagram vjen me ndryshim të madh tek "Reels"

Rrjeti social "Instagram", ka bërë të mundur që të gjithë përdoruesit të shkarkojnë "Reelsat", të postuara në profilet publike.

Kreu i "Instagramit", Adam Mosseri, e ka zbuluar këtë informacion përmes kanalit të tij të transmetimit dhe ka konfirmuar se të gjithë përdoruesit e kësaj platforme mund të shkarkojnë "Reelsat" të publikuar në të gjitha profilet publike.

Megjithatë, përdoruesit e profileve publike e kanë opsionin e disponueshëm për të çaktivizuar shkarkimin e postimeve individuale ose të gjitha postimeve të publikuara në profil.

Për përdoruesit e profileve publike nën moshën 18 vjeç, shkarkimet janë çaktivizuar si parazgjedhje.

Pas një periudhe testimi, Mosseri njoftoi në qershor se funksioni ishte i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe tani ka arritur në të gjithë botën.

I ngjashëm me platformën "TikTok", opsioni i shkarkimit ndodhet nën butonin "share".

EMISIONET