Hologami, e ardhmja e komunikimit 3D

Hologami, e ardhmja e komunikimit  3D

Pandemia e koronavirusit ka kufizuar udhëtimet globale që nga marsi 2020, por ka nxitur interesin për përdorimin e hologrameve, projeksionet e dritës 3D të një personi, si një alternativë më efikase ndaj telefonatave video. “Portl” me bazë në Los Angeles është një nga firmat kryesore të teknologjisë dhe e ardhmja duket se janë portalet.

Këto kuti të përsonalizuara dhe me xham të tejdukshëm janë 2.5 m të larta dhe aty shfaqet hologrami i një personi në madhësi reale.

Portalet kanë altoparlantë të integruar, në mënyrë që të dëgjohet 'zëri' i hologramit. Ato përfshijnë gjithashtu kamera dhe mikrofona në mënyrë që përdoruesi i hologramit të mund të shohë dhe dëgjojë njerëzit përpara projeksionit të tij ose të saj.

"Nuk ka pothuajse asnjë vonesë. Dhe po të mos ishte fleta e qelqit përpara hologramit, do të mendonit se personi në të vërtetë wshte duke qëndruar aty” shprehet David Nussbaum, shefi i firmës amerikane të hologrameve Portal.

Sistemi Portl synon klientët e biznesit dhe aktualisht po përdoret edhe nga firma të tjera si Netflix dhe T-Mobile. Portalet kushtojnë nga 60,000 dollarë secila, por kompania thotë se ato mund të merren me qwra për shumë më pak.

“Në pak vite, kjo do të bëhet një mënyrë e rregullt e komunikimit ndërmjet zyrave”, shton Nussbaum.

Sistemi i softuerit i kontrolluar nga aplikacioni i Portl e lidh personin nëpërmjet internetit kudo ku ndodhen portalet. Firma të tjera janë më të përqendruara në tregun e konsumit, siç është “Ikin” me bazë në San Diego. Vitin e ardhshëm ajo do të prezantojë një pajisje që lidhet me celularin dhe do të projektojë një hologram transparent 3D të personit.

EMISIONET