Harrojini makinat fluturuese, motori i parë fluturues në botë po vjen

Harrojini makinat fluturuese, motori i parë fluturues në botë po

Jetpack Aviation, e cila do ti bëjë njerëzit të përjetojnë ndjesinë e të qenit në një univers tjetër ka njoftuar se ka finalizuar me sukses një fluturim testues të prototipit të saj të motoçikletës fluturuese.

Kompania nga Kalifornia planifikon të prodhojë dy versione për përdoruesit në përditshmëri.

Speeder është një arritje inxhinierike që kërkonte që Jetpack Aviation të krijonte programin e vet të softuerit të kontrollit të fluturimit për të monitoruar dhe rregulluar shtytjen.

Përfitimi i kësaj pune, që zgjati një vit e gjysmë, është një sistem intuitiv që funksionon si një motoçikletë tipike dhe e stabilizon automatikisht makinën në fluturim. Mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht nga shumica e sipërfaqeve dhe mund të programohet të fluturojë në mënyrë autonome.

“Ne mund të kemi një version ultra të lehtë që nuk kërkon licencë piloti, brenda dy viteve dhe një version eksperimental brenda gjashtë muajve pas kësaj,” tha për Robb Report CEO i Jetpack Aviation, David Mayman.

“Versioni ultra i lehtë do të kufizohej në 60 mph dhe një kohë fluturimi prej 15 minutash. Versioni eksperimental do të kërkonte një licencë bazë piloti për të fluturuar. Shpejtësia e këtij versioni do të ishte afërsisht 250 mph me një kohë fluturimi prej rreth 35 minutash.”

EMISIONET