Google tani mund të heqë numrat e telefonit dhe adresat nga motori i kërkimit

Google tani mund të heqë numrat e telefonit dhe adresat nga motori i

Nuk do të ketë më adresa private dhe numra telefoni personalë në rezultatet e Google nëse pronari i ligjshëm është kundër.

Gjigandi amerikan ka dhënë lajmin se ka rritur mundësinë e fshehjes së të dhënave personale të përdoruesëve gjatë kërkimit.

Më parë një gjë e tillë ndodhte vetëm kur paraqitej një rrezik për vjedhje parash apo hakerim të të dhënave. Në listën e përmbajtjes që mund të hiqen janë përfshirë: numrat e identifikimit, numri i sigurimeve shoqërore, kodi tatimor, numrat e llogarive bankare.

Do të fshihen gjithashtu kartat e kreditit, imazhet e dokumenteve të identitetit dhe nënshkrimet e shkruara me dorë, të dhënat mjekësore, adresat fizike, numrat e telefonit dhe email-it, kredencialet konfidenciale të hyrjes, imazhet personale jo-konsensuale, videot pornografike të falsifikuara ose imazhe të modifikuara nga kompjuteri.

Kompania po siguron kështu mbrojtjen jo vetëm në aspektin digjital të përdoruesit, por dhe atë fizik.

Për të arritur këtë duhet të bëni një kërkesë departamentit të sigurisë në Google për të fshirë informacionin tuaj, do t'ju duhet t'i siguroni atij një listë të adresave të internetit që tregojnë të dhënat tuaja personale dhe faqet e kërkimit që lidhen me ato adresa.

Në këtë rast kompania e pranon kërkesën tuaj, ndërkohë që po ruan dhe aksesin në informacionin që konsiderohet të jetë me interes publik, profesionalisht i rëndësishëm ose me origjinë qeveritare.

EMISIONET