Google bën realitet fantashkencën, do flasim në telefon me njeriun përballë në 3D

Google bën realitet fantashkencën, do flasim në telefon me

Inxhinierët e gjigantit teknologjik Google janë duke punuar me një projekt për ta sjellë më afër teknologjinë 3D për qytetarët. Kabina që ata kërkojnë të sjellin në treg do ta ndryshojë njëherë e përgjithmonë mënyrën si komunikojmë virtualisht.

Gjiganti teknologjik ka nisur të eksperimentojë me projekte që deri dje ngjanin fantashkencë. Ju mungon dikush? Doni që të bisedoni me të dashurit tuaj? Google do të sjell së shpejti kabinën eksperimentale të teleprezencës 3D.

Realiteti virtual po shkon në një gradë tjetër. Me një një ekran 8K, katër procesorë të fuqishëm, katër mikrofona dhe një grup i tërë kamerash, ju do të mund të kaloni në një etapë tjetër të realitetit virtual. Project Starline i Googleit është një kabinë ku e ke përballë në 3D personin që kërkon të bisedosh.

Sipas ekspertëve të kompanisë, kjo teknologji synon të zëvendësojë telefonatat dhe video-konferencat në 2D, duke sjellë një ndjesi sikur jemi përballë një qenieje të vërtetë njerëzore.

Imazhi është me rezolucion të lartë, teksa po punohet për zërin, pasi shkencëtarët thonë se sistemi duhet ta bëjë personin përballë të tingëllojë tejet aktual. Faza e fundit është kontakti sy me sy, sipas shkencëtarëve.

Inxhinierët e Google janë duke punuar përditë e më shumë me një projekt të këtillë, teksa financat nuk mungojnë nga gjiganti teknologjik.

Më herët ka qenë edhe multimiliarderi i Facebookut, Mark Zuckerberg, që bëri foli për kalimin në një realitet tjetër virtual për njerëzimin.

EMISIONET