Foto/Robotët flasin e qeshin si njerëz

Foto/Robotët flasin e qeshin si njerëz

Në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është çelur për publikun Ekspozita e teknologjisë, ku janë shfaqur edhe robotët humanoidë apo të ngjashëm me njërëzit.

Ameca bisedoi me një turmë kurioze që u mrekullua me aftësinë e saj për të bërë një sërë gjestesh mahnitëse të ngjashme me njerëzit.

Foto/Robotët flasin e qeshin si njerëz

"Ne kemi projektuar Ameca që të jetë sa më e ngjashme me njerëzit në lëvizje", thotë Morgan Roe, nga Engineered Arts me bazë në Britani, ndërsa qëndron pranë robotit, fytyra gri e të cilit lëviz dhe pulson ndërsa flet.

Por ka kufij se sa realistë mund të jenë robotët. Njerëzit janë kaq kompleks, kështu që të bësh një robot njeri është pothuajse e pamundur, thonë ekspertët.

"Ai nuk lëviz si një njeri, nuk shprehet plotësisht, nuk emocionon apo flet si një njeri," shton Roe.

Një kukull në madhësinë e një fëmije, përpëlitej dhe qau përpara se shikuesit paksa të tronditur të bënin fotografi me telefon.

Foto/Robotët flasin e qeshin si njerëz

"Oh! Sytë janë shumë të frikshëm," tha Marcelo Humerez, një ekspozues nga Peruja.

 “Ne duam të krijojmë një skenar realist, ndaj kjo është arsyeja që shtuam disa nga zhurmat e frikshme, kështu që do të sillet si një fëmijë”, tha Yusuke Ishii nga firma japoneze Tmsuk, e cila prezantoi robotin.

Roboti mund "të simulojë realisht lëvizjet nervoze të një fëmije që heziton të marrë trajtim mjekësor".

Prej vitesh, shumë kompani të teknologjisë po prodhojnë robotë humanoid , që shumë shpejt besohet se mund te përdoren në familje, njësoj si pajisjet e tjera elektronike./Ora News/

Foto/Robotët flasin e qeshin si njerëz

EMISIONET