Çfarë na solli kësaj here "WhatsApp", risia për t'u "fshehur" nëse jeni në linjë

Çfarë na solli kësaj here "WhatsApp", risia për

Risia e re e WhatsApp premton të mbrojë privatësinë e përdoruesit duke e bërë atë të padukshëm kur shkruan një mesazh, dërgon një foto ose regjistron një mesazh zanor.

Ju do të jeni në gjendje të qëndroni "offline" kur jeni në linjë në WhatsApp kur shkruani një mesazh, dërgoni një foto ose regjistroni një zë me veçorinë e re që vjen në aplikacionin e mesazheve të çastit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për të pritur lajmin është faqja Wabetainfo , sipas së cilës privatësia do të mbrohet me modalitetin "i padukshëm", i ngjashëm me atë që ju lejon të përdorni shfletues për të shfletuar në internet pa lënë gjurmë. 

Për këtë do t'ju duhet të ndryshoni disa cilësime dhe mund të mbeteni të sigurt nga personat që ju kontrollojnë se kur hyni apo dilni nga platforma.

Wabetainfo ka publikuar  një pamje të marrë nga një version beta i WhatsApp për iOS, por funksioni do të jetë i disponueshëm edhe për Android dhe për versionin desktop të aplikacionit.

Sipas kësaj risie përdoruesi do të futet tek seksioni "Kush mund të shohë informacionin tim personal" në ekranin e Privatësisë së Cilësimeve.

 Aty do të shfaqet hyrja "Kush mund të shohë kur jam online". 

Epo ja që WhatsApp e gjeti një zgjuidhje dhe për ato që duan të jenë diskret gjatë gjithëkohës.

Pra, duke zgjedhur cilësimin më kufizues që është "Asnjë", kur jeni i lidhur në WhatsApp për të shkruar një mesazh, për të dërguar një foto ose për të regjistruar një mesazh zanor, askush nuk do të jetë në gjendje të shohë se jeni në linjë.

 

EMISIONET