Elon Musk flet për çipin që do ofrojë "orgazma me porosi"
Një revolucion në seksualitetin njerëzor mund të sjellë çipi "Neuralink" i krijuar nga nga Elon Musk , me disa shkencëtarë që theksojnë se është e mundur që çipi të ofrojë "orgazma me porosi".
Pasi të miratohet, pajisja inovative e Elon Musk do të futet në trurin e njeriut për të ndryshuar jetën e njerëzve me paralizë.
Sipas gazetës britanike “Daily Star”, për Musk, një nga synimet e tij ambicioze është krijimi i një teknologjie që lidh trurin e njeriut me inteligjencën artificiale.
Çipi i futur në trurin e njeriut " Neuralink " mund të ndryshojë jetën e të gjithë atyre që jetojnë me paralizë të rëndë duke lejuar kontrollin e një krahu robotik apo edhe të një ekzoskeleti, me ndihmën e teknologjisë mund të ofrojë " orgazma me porosi".
Çipi mund të zëvendësojë alkoolin dhe drogën
Për neurobiologun profesor, Andreë Hyers, "Aplikimi i parë i çipit është të lejojë pacientin me paralizë të rëndë të lëvizë krahun e tij robotik me mendime.
Por shumë studiues kanë studiuar tashmë idenë e stimulimit të menjëhershëm të qendrave të kënaqësisë së trurit, duke i lejuar njerëzit të ndihen rehat pa përdorimin e drogës ose alkoolit.