E rrallë/ NASA zbulon avuj uji në ekzoplanetin, 150 vite dritë nga Toka

E rrallë/ NASA zbulon avuj uji në ekzoplanetin, 150 vite dritë

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) njoftoi se ka zbuluar avuj uji në atmosferën e ekzoplanetit "TOI-674b", i cili ndodhet rreth 150 vite dritë dustancë nga Toka, në yjësinë e Pompës.

 Është një nga të paktët ekzoplanetë ku deri më sot është zbuluar ujë në formën e avullit.

Planeti, i cili konsiderohet relativisht i afërt me Tokën, u zbulua dhe u studiua nga teleskopët hapësinorë amerikanë Hubble, TESS dhe Spitzer.

 Ai është pak më i madh se Poseidoni dhe lëviz rreth një ylli xhuxh të kuq relativisht të ftohtë, më pak se gjysma e madhësisë së Diellit.

Ekzoplanetit i duhen më pak se dy ditë për një orbitë të plotë rreth yllit të tij.

Mbetet e paqartë se sa avuj uji ka në atmosferë, të cilën shkencëtarët do të përpiqen ta hulumtojnë me vëzhgime të mëtejshme, duke përfshirë teleskopin hapësinor James Webb të sapo zhvilluar, i cili u lëshua së fundmi dhe do të vihet në funksion këtë vit.

EMISIONET