Duleviç: Fusha e teknologjisë është një fushë punësimi për të gjithë të rinjtë sot

Eksperti i IT Said Duleviç gjatë një interviste për RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se fusha e teknologjisë është një fushë punësimi për të gjithë të rinjtë sot.

Said Duleviç: Nëse dikush do të studionte për informatikë për programim, në gjykimin tim do të kishte një vend pune të sigurtë. Çdo gjë po dixhitalizohet tashmë. Edhe ekonomistët në vetvetë tashmë me programin e fiskalizimit sikur dolën pak jashtë loje në kuptimin e dytë të fjalës. Sepse një biznesmen i thjeshtë mund ti bëjë veprimet edhe vetë tashmë nga programi i fiskalizuar që u ndërta nga programuesi.

EMISIONET