Defekt në frena, Mercedes tërheq nga tregu mbi 1 milion makina

Defekt në frena, Mercedes tërheq nga tregu mbi 1 milion makina

Prodhuesi gjerman i makina Mercedes-Benz po tërheq nga trregu mbi një milion automjete të vjetra nga e gjithë bota, për shkak të problemeve të mundshme me sistemin e frenave.

Gjatë fundjavës kompania deklaroi se do të kontaktonte me pronarët e automjeteve, pasi defekti në frena mendohet të shkaktohet nga "korrozioni i avancuar".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tërheqja ka prekur rreth 993.407 automjete duke përfshirë 70 mijë në Gjermani.

Kompania tërhoqi një numër të përafërt makinash (2004-2015) vitin e kaluar për një problem sigurie me sistemin e emergjencës "eCall", i cili paralajmëron shërbimet e urgjencës për një aksident dhe transmeton vendndodhjen e automjetit. Makinat ishin të serisë së prodhimit ML, GL, SUV minifusat luksozë R.

"Problemi i frenave mendohet se mund të vijë nga një manovër e fortë frenimi që dëmton mekanikisht përforcuesin e frenave. Në të tilla raste makina do ishte e pamundur të ngadalësohej me frenat e shërbimit dhe rreziku i një përplasjeje do të rritej, " tha kompania të shtunën.

Mercedes tha se po fillon tërheqjen menjëherë dhe se procesi do të përfshijë inspektimin e automjeteve potencialisht me defekt dhe zëvendësimin e pjesëve nëse është e nevojshme.

EMISIONET