Bllokimi i gazetarëve nga Twitter, BE-ja kërcënon Elon Musk me gjoba dhe sanksione

Bllokimi i gazetarëve nga Twitter, BE-ja kërcënon Elon Musk me

BE-ja ka kërcënuar pronarin e Twitter, Elon Musk, me sanksione pasi disa gazetarëve që mbulonin kompaninë e tij iu pezulluan papritmas llogaritë e tyre.

Gazetarët e New York Times, CNN dhe Uashington Post ishin në mesin e atyre që u bllokuan nga llogaritë e tyre në Twitter.

Sanksionet e BE-së mund të zbatohen sipas një Akti të ri të Shërbimeve Dixhitale, i cili aktualisht po kalon në Parlamentin e BE-së, por mund të jetë në fuqi vitin e ardhshëm.

Sipas kushteve të ligjit të ri të propozuar, Komisioni i BE-së do të lejohet të vendosë gjoba deri në 6% të xhiros globale të një firme që ai konstaton se shkel rregullat e saj.

Në raste ekstreme, BE-ja mund t'i kërkojë gjykatës të pezullojë një shërbim mashtrues, por vetëm nëse ajo "refuzon të përmbushë detyrimet e rëndësishme dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën dhe sigurinë e njerëzve".

Komisionerja e BE-së, Vera Jourova tha se ligji i ri i shërbimeve digjitale të BE-së kërkon "respektimin e lirisë së medias".

Komisionerja Jourova tha se lajmi për pezullimin e gazetarëve në Twitter ishte "shqetësues".

"Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore. Kjo përforcohet sipas Aktit tonë për Lirinë e Medias. Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti."

Ndërsa, ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi gjithashtu Twitter se "liria e shtypit nuk mund të ndizet dhe fiket sipas dëshirës".

Musk shkroi në Twitter se llogaritë për të cilat ai pretendonte se ishin të përfshira në doxxing - një term për të përshkruar lëshimin e informacionit privat në internet për individët - marrin një pezullim të përkohshëm shtatë-ditor.

"Të njëjtat rregulla doxxing zbatohen për 'gazetarët' si për të gjithë të tjerët," shkroi ai në Twitter.

Një zëdhënëse e Twitter tha më herët në uebsajtin e teknologjisë The Verge se ndalimi lidhej me ndarjen e drejtpërdrejtë të të dhënave të vendndodhjes së Musk.

Kjo vjen pasi Musk u zotua të padisë pronarin e një profili që gjurmon avionin e tij privat. Ai tha se një "përndjekës i çmendur" kishte përdorur ndarjen e drejtpërdrejtë të vendndodhjes për të gjetur dhe për të kapur një automjet që mbante fëmijët e tij në Los Anxhelos.

Të mërkurën, Twitter pezulloi llogarinë @ElonJet, si dhe llogarinë personale të pronarit të saj Jack Sweeney, 20 vjeç.

Musk që atëherë është zotuar të ndërmarrë veprime ligjore kundër tij, si dhe "organizatave që mbështetën dëmtimin e familjes së tij".

Bllokimi i gazetarëve nga Twitter, BE-ja kërcënon Elon Musk me

EMISIONET