Apple gjobitet me 17 milionë dollarë për abuzim me dominimin e tregut

Apple gjobitet me 17 milionë dollarë për abuzim me dominimin e

Shërbimi Antimonopoly i Rusisë (FAS) ka gjobitur Apple me rreth 17.4 milionë dollarë për abuzim me pozitën dominuese të kompanisë amerikane në treg, tha rregullatori rus në një deklaratë sot, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Në deklaratën e tij, rregullatori thotë se kishte gjetur më parë se Apple po i detyronte zhvilluesit rusë të përdornin shërbimet e pagesave të Apple me aplikacionin iOS App Store , në kundërshtim me ligjet e konkurrencës në Rusi.

Në deklaratën e saj FAS thotë se Apple do të duhet të paguajë gjobën brenda dy muajve.

EMISIONET