Anulimi i raketës së NASA-s për në hënë, mijëra qytetarë kthehen në shtëpi të zhgënjyer

Ka dështuar misioni i NASA-s me raketën më të madhe të tyre që do të udhëtonte drejt Hënës. Një rrjedhje karburanti ka sjellë që shkencëtarët të anulojnë udhëtimin hapësinor për një afat të pacaktuar.

Anulimi i raketës së NASA-s për në hënë,

Java që pritej të niste si ditë triumf për agjencinë amerikane të hapësirës NASA, rezultoi në dështim.

Mijëra qytetarë të mbledhur për të parë një nga raketat më të mëdha të NASA-s  që do të nisej për në Hënë, janë kthyer të zhgënjyer në shtëpitë e tyre.

Një defekt në sarbratorin e raketës solli që të rridhte një sasi karburanti, që alarmoi kozmonautët dhe anuloi udhëtimin e raketës kozmike.

Hapësira po kthehet në garë fuqie mes dy vendeve si Amerika dhe Kina.

Kinezët kanë nisur misionet e tyre hapësinore, teksa amerikanët gjithashtu kanë marrë masat e tyre për të qëndruar si superfuqi në krye të botës.

Ky do të ishte një mision në kuadër të dërgimit të kozmonautëve sërish në Hënë.

NASA do të niste në Hënën, pas disa vjetësh, edhe kozmonautët e parë që do të shkelnin atje pas disa dekadash.

EMISIONET