E TURPSHME! E shembën Teatrin Kombëtar. Natën. Në kohë pandemie. Zgjodhën orën 4:30 e mëngjesit të së dielës, kur i gjithë qyteti dremit. Qindra forca policie, e RENEA me kapuçë të zinj mësynë teatrin. Brenda pak minutash nxorrën zvarrë aktorë e aktivistë nga ambientet e Teatrit dhe më pas ia vunë ruspën. Një veprim i tillë u ndërmor kur vendimet e qeverisë dhe të bashkisë janë paditur si antikushtetuese dhe antiligjore ne Gjykaten Kushtetuese por dhe në SPAK.

Për orë të tëra pati tensione dhe përplasje mes aktivistëve, aktorëve dhe policisë.

Tentativave për të çarë kordonin policor, efektivët iu përgjigjën me dhunë. Pati aktorë, gazetarë dhe aktivistë të shoqëruar në polici për disa orë, mes tyre aktorët Neritan Licaj dhe regjisori Robert Budina.

Në krah të aktivistëve u shfaq dhe opozita. Madje disa ish deputetë të LSI-së u shoqëruan në komisariat për disa orë.

Shembja ngjalli reagime të forta madje edhe të ndërkombëtarëve.

Përmes një deklarate të shpërndarë në media, paraditen e sotme presidenti Ilir Meta deklaroi: “MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.” Ndërkohë kryeministri Rama përmes një video ne facebook shprehej se ata që ngrihen kundër nuk duan zhvillimin dhe i akuzoi aktorët e rezistencës si të politizuar. 

Nga ana tjetër kreu i bashkisë së Tiranës zgjodhi të dilte në një prononcim për median pas orës 14:00 pasi fadromat kishin shembur të gjitha godinat e Teatrit Kombëtar. Ndër të tjera Veliaj hoqi përgjegjësinë ndaj vetes duke ia lënë këshillit bashkiak.

 Prishja e teatrit ktheu ne aksion opozitën e cila nisi përgatitjet për protesta mbarëpopullore. Edhe artistët lajmëruan se nesër në orën 16:00 do të ishin sërish në protestë.

 Ora News ndoqi live që prej mëngjesit të sotëm te gjitha zhvillimet.  

Ja cfare ndodhi sot

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/H589_6RUvLU" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Ora 22:50 Edhe LSI në mbështetje të artistëve: Policia të mos krijojë incidente

Ashtu si PD edhe LSI-ja do të mbështesë protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30. Në një dalje nga selia e LSI, sekretari i kësaj force politike Endri Braimllari i bërit thirrje policisë që të mos krijojë incidente.

Ora 22:21  “S’ka reformë zgjedhore”, Basha: Mbështesim protestën e artistëve nesër në orën 16:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi me strukturat e partisë bëri të ditur se në këto kushte opozita nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të reformës zgjedhore. Ai tha se nesër opozita do të jetë në mbështetje të artistëve, të cilët do të dalin sërish në protestë në orën 16:30.

Ora 21:54  Protesta e nesërme, Kryemadhi zhvillon mbledhje urgjente me kryesinë e LSI-së

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thërritur në mbledhje urgjente kryesinë ekzekutive. Mbledhja do të mbahet në selinë e LSI ku do të diskutohet dhe për protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe do të zhvillohet në orën 16:00.

Ora 21:40  Kujtime dhe inerte… çfarë ka mbetur nga Teatri Kombëtar

Ora 21:23  Protestat për teatrin, Avokati i Popullit: Policia nuk respektoi masat kundër COVID-19

Avokati i Popullit po heton në lidhje me pretendimet se shembja e Teatrit Kombëtar nisi ndërkohë që brenda godinës kishte persona. Në një deklaratë, Avokati i Popullit thotë se i ka kërkuar Drejtorit të Policisë së Shtetit infrormacione shtesë në lidhje me ngjarjet e sotme.

Avokati i Popullit thotë se gjatë vizitave në Komisariate grupet e punës, konstatuan se si kushtet e punës brenda komisariateve ashtu edhe pajisja e punonjësve me pajisje mbrojtëse nuk ishte në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ora 21:18  Shembja e Teatrit Kombëtar, mbi 600 efektivë kundër rregullave anti-covid

Ora 21:10  Dhuna ndaj protestuesit, shkrimtari: Është student, im bir nuk është terrorist

Ora 21:08  Agim Doçi pyet Edi Ramën: A të është mbushur mendja të largohesh apo jo?

Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë rinisjen e protestave nga ana e opozitës, e cila kërkon me çdo kusht largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestës i është bashkuar edhe poeti Agim Doçi, i cili në një intervistë për Ora News kishte një pyetje për Edi Ramën.

Ora 21:02  “Jemi derra të vërtetë”, poeti Agim Doçi këshillon Kryemadhin: Siguroni aleanca që e mbështesin Shqipërinë

Protestës së opozitës dhe qytetarëve në rrugë i është bashkuar edhe poeti Agim Doçi. I ulur këmbëkryq pranë kryetares së LSI, Doçi e këshillon Monika Kryemadhin që të krijojnë aleanca që mbështesin Shqipërinë.

Në një bashkëbisedim miqësor mes tyre, për mikrofonin e Ora News, Doçi dhe Kryemadhi shkëmbyen pikëpamjet rreth asaj që po ndodh në Shqipëri, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/we9-om--b9w" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Ora 20:24 Monika Kryemadhi përlotet për Neritan Liçajn: Dinjitet të jashtëzakonshëm, ecte drejt por me kokën poshtë

Monika Kryemadhi është përlotur teksa për Ora News ka folur për aktorin e njohur Neritan Liçaj, i cili është një nga simbolet e rezistencës së aktorëve në këto 3 vite. Kryemadhi tha se vërtet humbëm një godinë, por jo teatrin.

Ora 19:27  Shembja e Teatrit Kombëtar, Demalia: Qeveria s’ka më moral, duhet reagim popullor

Ora 19:26  Veliaj heq përgjegjësinë për shembjen e teatrit: Vendimin e mori Këshilli Bashkiak

Ndërsa në bulevard policia vazhdonte shoqërimin e protestuesve, kryebashkiaku i Tiranës është përpjekur që aktin që ishte ende duke ndodhur, ta paraqesë si një ngjarje të së shkuarës, dhe jo vetëm kaq, por artistëve që përfunduan në komisariat në orën 4 të mëngjesit, u shtriu dorën e bashkëpunimit

Ora 18:57 Isa Myzyraj për protestën: Dhuna e shtetit kriminal ditën e sotme, është akti më i rëndë që kam parë live

Aktivisti i njohur Isa Myzyraj ka reaguar me një statur në “Facebook” për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai është shprehur se ngjarjet e ditës së sotme janë një ndër aktet më të rënd që ai ka para live. Asnjë fjalë dhe foto nuk mund të pëcjellë egërsinë e një shteti mbi qytetarin e vet.

Ora 18:47Bardhi publikon videon: Talebanet e rilindur nuk duan teater te ri, duan kulla te reja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardha ka publikuar një video, sipas të cilit tregohet se në vendin e Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla.

Ora 18:39 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit gati padinë në SPAK për Lleshajn, Veliajn dhe Veliun

Ora 18: 28 Vokshi: Shembja e teatrit sinjalizon shembjen e demokracisë, do të vijojmë protestat

Ora 18:07 “Tendencë për konflikt civil”, Daci: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Ora 18:00 Le Iene në Itali: Rama shemb Teatrin Kombëtar, shkakton revoltë

Ora 17:36 Andoni: Qeveria mund të kursente një kauzë, tregoi që nuk bashkëpunon dot me shoqërinë civile

Analisti Ben Andoni e shikon si të pamundur bashkëpunimin mes qeverisë dhe shoqërisë civile pas shembjes së teatrit. Në një intervistë për RTV Ora, ai shprehet se Tirana rrezikon të humbasë dhe identitetin e saj për shkak të prishjes së shumë godinave me vlera kulturore.

Ora 17:31  Basha këmbëkryq me popullin: Zemërimi po fryhet, qytetarët të derdhen sonte në rrugët e Tiranës

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se zemërimi i popullit po fryhet, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që sot ti bashkohen protestës.

Ora 17:21  Idrizi: Opozita do te organizojë çdo ditë protesta

Ora 17:20  Shabani: Zakonisht kryeministrat i rrëzojnë nga pushteti, por ti nuk je kryeministër

Ora 17:04 Kryemadhi këmbëkryq në rrugë thirrje të gjithëve të bashkohen në qëndresë: Bllokoni rrugen

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ndodhet në bulevard i bën thirrje të gjithë shoqërisë civile dhe partive politike që t’i bashkohen kësaj rezistence. Gjithashtu ajo ka komentuar edhe për dhunën e ushtruar nga policia duke thënë se do e kthejë personale.

Ora 16:51 Shembja e Teatrit Kombëtar, Boçi: Sa më e fortë goditja, aq më e fortë do të jetë kundërgoditja

Ora 16:30 Situata tensionohet sërish

Një grup të rinjsh teksa protestonin paqësisht pranë Teatrit Kombëtar janë sulmuar nga forcat e policisë.

Dhunë është ushtruar edhe drejt mediave dhe gazetarëve të Ora News, të cilët janë në krye të detyrës.

Gazetari i Ora News, Eljo Laze raporton se policia ka hedhur spraj, gaz lotsjellës, madje ka përdorur edhe shkopin e gomës për të shpërndarë protestuesit.

Ne mengjes Presidenti Ilir Meta deklaroi: “MAFIA ne pushtet urdhëroi shkatërrimin”  Ndërkohë kryeministri Rama përmes një video ne facebook shprehej se ata që ngrihen kundër nuk duan zhvillimin dhe i akuzoi aktorët e rezistencës si të politizuar. Policia ka shoqeruar mbi 37 persona ne polici mes tyre dhe ish deputete te LSI-se.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/qpn98hWpDaY" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Ora 16:15 Nga Florjan Binaj deri tek Rozana Radi! Artistët dënojë shembjen e Teatrit Kombëtar

Ora 16:06  Solidarizim nga Kosova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, 10 teatro anulojnë shfaqjet

Ora 16:02  Shembja e Teatrit Kombëtar, Islami: Revoltimi i shqiptarëve i pashmangshëm

Ora 16:00 Shembja e Teatrit, Islami: Revoltimi i shqiptarëve i pashmangshëm

Ora 15:44 Aktori Liçaj: Një pjesë e imja ka vdekur! Nën rrënoja janë dhe kufomat e Ramës dhe Veliajt

Ora 15:31 Këlliçi: Jam shoqëruar me forcë në polici, kam depozituar kallëzim penal ndaj dhunës së ushtruar

Ora 15:17 Budina: Do ti kërkojmë shpjegime komisioneres së BE se pse nuk u bë dialogu, nisëm kontaktet me opozitën e PS

Ora 15: 11  “Kemi sendet tona nën rrënoja”, Budina kërkon takim me Lleshaj dhe paralajmëron policinë: Do qëndroni këtu ditë dhe natë

Tashmë nga godina 82 vjeçare mbeten vetëm fotografi apo pamje filmike. Ndërsa do të mbetet gjatë si shembulli I shkatërrimit të një ndërtesë kombëtare me vendim të një individi.

Ora 15:00  Budina: Kryeministri i ka hapur luftë popullit të tij, muret e Teatrit do ti ringrejmë ku ishin

Ora 14:19  Ambasadori gjerman: Shembja e Teatrit Kombetar e nxituar, më shqetëson

Ora 14:00 Shembja e Teatrit Kombëtar kthen në aksion opozitën.

Basha i penduar për marrëveshjen e 17 majit: Koha tregoi që gabova

Ora 13: 50  Rama nga Twitteri i drejtohet Edmond Budines: Nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall

Ora 13: 32  Thirrje per protesta

Aktivisti dhe gazetari Ervin Goci:Godina eshte goditur ne momentin kur ka pasur njerez brenda. Kam pare operacioni te marinsave. Erdhen naten. Sic e bene do marrin shperblimin. Do marrim drejtesi per kete tmerr qe ndodhi sot. Lufta sapo ka nisur. Dua te denoncoj delegacionin e BE-se qe beri një reagim qesharak lidhur me situaten.

Ai ben thirrje per protesta. 

“Nese ne nuk reagojme do i japim kurajo atyre. Pas teatrit do te vije tmerri.” 

13: 24: Budina thirrje shqiptarëve për mosbindje civile: Presidenti të shpërndajë parlamentin ilegjitim!

Regjisori Edmond Budina i ben thirrje qytetareve per mos bindje civile ndersa presidentit Ilir Meta te shperndaje parlamentin

“Mosbindje civile. I kërkojmë presidentit të shpërndajë parlamentin ilegjitim. I bëj thirrje presidentit Ilir Meta të shpërndaje parlamentin. Ne tashmë jemi kthyer në diktaturë. Këtu u varros demokracia.”

Nga komisariati u lirua aktori Neritan Licak nderkohe regjisori Robert Budina vijon te jete ne komisariat.

Ora 13: 15 Preket i madhi Malkaj: Iku një histori e bukur. Rroftë kryetari i bashkisë, rroftë dhe mavria e tij!

Ora 13: 10 Pamje të dhimbshme/ Rrenoja dhe germadha në sheshin ku u bë art e kulturë

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/pfoBnz51UkI" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Ora 12: 13 Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ben thirrjen urgjente ne facebook
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarë të Tiranës të na bashkohen tek kordoni policor që tē vendosim drejtēsi për Teatrik Kombëtar!”

Ora 12:02 Vijon te jete e tensionuar situata para Teatrit Kombetar.  Degjohen thirrje: Poshte diktatura! Poshte komunizimi! Forca te shumta policie, me  mburoje jane mobilizuar tek pedonalja, ndersa ka dhe te shoqeruar. 

Ora 11:10 Protesta para Teatrit, policia i kujton opozites pandeminë, 37 të shoqëruar

Ora 11: 00Këmbanat e kishës shoqërojnë fjalën e Kryemadhit: Pastroftë shpirtin e trazuar të Edi Ramës

Ora 10: 40   Qytetarët në kor thirrje policisë: Hiqni kapelet!

Ora 10: 35 Demalia flet për atentate politike: Rama do ta paguajë këtë urrejtje që mbolli, Veliaj një idiot

Ora 10: 20 Pa shporrur Ramën nuk do ketë ligj, demokraci dhe mirëqënie për njerëzit

Ora 10:00Pamje të rënda/ Polici godet me shkelma protestuesin afer Teatrit Kombetar

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/WsWLdLSWhV0" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

MOS E HARRONI/ E shemben Teatrin Kombëtar. Natën me ruspa e kapuçë të zinj. Shikoni momentin e shembjes

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/YQLXtLEzVJA" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Vijojne perplasjet me policine. 

Ora 09:35  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Policia ndërhyri me armë zjarri dhe gaz lotsjellës duke dhunuar protestuesit

“Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve.” 

Ora 09: 35 Presidenti Ilir Meta reagon : MAFIA urdhëroi shkatërrimin

Ora 09:32 Ne disa momente ka perplasje mes qytetareve qe jane mbledhur dhe policise. Ndiqeni live 

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/1bf53Z0p5nE" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Ora 09: 15  Reagon Europa Nostra: Një ditë e trishtë për demokracinë dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri

Ora 09:14  Ora News sjell pamjet me dron: E shkatërruan Teatrin Kombetar

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/qzFaW8NN0Co" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Ora 09:00 Gjuzi shkon tek teatri. Protestuesit: Ik, lër mandatin

Ora 08:30Kërpaçi kalon kordonin e sigurisë: Jam këtu për të mbrojtur demokracinë, të bashkohen të gjithë

Ora 08:20 Shembja e teatrit, Basha: Akt barbar, do të marrim vendimet tona politike

Protesta vazhdon te Teatri Kombëtar. Ndërhyri policia. Bashkia ka vendosur të shembë ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar, por vendimet e qeverisë dhe të bashkisë janë paditur si antikushtetuese dhe antiligvjore pranë organeve të drejtësisë.