Me protokoll kundër koronavirusit, aktorët e teatrit ”Migjeni” janë rikthyer në skenë në përgatitje për premierën e radhës, edhe pse qeveria ende nuk ka një datë se kur jeta artistike do të rikthehet në normalitet.

Janë rikthyer në skenë edhe pse zyrtarisht nuk ka një datë se kur jeta artistike në vend do t’i kthehet normalitetit, dhe spektatori të frekuentojë teatrot.

Trupa e teatrit “Migjenit” pas provave të para online, ka guxuar duke u rikthyer në shtëpinë e tyre në përgatitjen për premierën e radhës.

Hapësira u mjafton për të ruajtur edhe distancimin fizik të kërkuar si masë kundër koronavirusit.

”Nuk jemi shumë të sigurt për hapjen megjithatë ne do ndjekim të gjitha hapat zyrtarë.”

Aty do të përgatisin shfaqjen “Kutia e Zezë” e përshtatur nga Fatos Berisha mbi veprën e Paolo Genovese “Perfect Strangers”.

”Teknologjia e cila në fakt në një mënyrë po kontrollon jetët tona.”

Premiera nuk ka një datë se kur do të vihet në skenë, por shpresohet që në javët e ardhshme qeveria të marrë një vendim për të hapur teatrot.

”Kur të vijë data 23 qershor atëherë ne do të kuptojmë më shumë. Nëse do ketë nevojë do bëjmë kërkesa. Është absurde të hapen qendrat tregtare dhe mos të hapen teatrot e kinematë.”

Pandemia që mbajti vendin të izoluar bëri që edhe kalendari i aktiviteteve të teatrit të ndryshojë.

”Pa teatër ne shkodranët nuk i lemë.”

Realiteti i ri që jetuam në këto muaj, padiskutim mund të thuhet se ka ndryshuar edhe mënyrën e komunikimit të teatrit me publikun.

Kjo u pa nga videot online të bëra publike në rrjetet sociale dhe kanalin youtube, që po shihen si mundësi të vijojnë edhe pas kthimit në normalitet.