Për shkak të pandemisë shfaqet teatrale për fëmijë këtë të dielë u zhvilluan në ambiente të jashtme. Pavarësisht kushteve jo të përshtatshme teknike, vërehet një pjesëmarrje e kënaqshme, ndërsa thirrja e organizatoreve dhe e të pranishmëve është hapja e teatrove.

Teatrot  vijojnë të jenë të ndaluara për shkak të pandemisë. Megjithatë, prej stafit të tyre është gjetur një zgjidhje t’i zhvillojnë në ambiente të jashtme.

Shfaqet për fëmijë vlerëson pozitivisht nga prindërit, ndërsa shpresojnë që kushtet atmosferike ti favorizojnë.

Disa madje, duke i konsideruar këto aktivitete si shumë të rëndësishme sugjerojnë që në vend të tyre të mbyllen lokalet.

Organizatorët e shfaqjeve thonë se mundohen të zbatojnë çdo masë anti-Covid, ndërsa sytë i kanë nga sinoptika.

Për fat, shfaqjet e të dielës si në Teatrin e Kukullave ashtu dhe Amfiteatrin e Akademisë së Arteve  nisën në kohë të mirë por nuk vijuan ashtu deri në batutat e fundit, ku të pranishmit u detyruan të hapin çadrat.

Organizatorët thonë se pjesëmarrja është e kënaqshme ndaj ata kërkojnë që teatrot të hapen dhe në mjedise të brendshme.