Ish-kryeministri Sali Berisha, publikon në facebook një denoncim ku “zbulohen” lidhjet politike të Behar Sofisë, 66 vjeçarit që u ekzekutua me dy plumba tre ditë më parë në Tiranë, në zonën pranë Piramidës.

Në postim shkruhet se Behar Sofia, i njohur dhe si “Padrino i drogës” në Shqipëri, kishte lidhje dhe shoqërohej me Taulant Ballën, Edmond Begon, Gramoz Ruçin dhe Alket Hysenin.

Postimi i Plotë:

“Ja lidhjet politike te Behar Sofise!

Behar Sofia grup me Edmond Begon dhe Taulant Ballen.

Por kafen e rrufiste edhe me Don Gramozin dhe Mafioz Hysenin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrëma Doktor. Çfarë po bëhet kështu në këtë vend ku nuk kemi aspak siguri për jetën. Si ka mundësi që një media nuk foli për lidhjet e Behar Sofise me Taulant Ballën. Ai është një grup me Taulant Ballen dhe Edmond Begon.

 Unë shpesh i kam parë në kafen e Taulant Ballës dhe Edmond Begos të tre.

Ballën, Behar Sofinë dhe Edmond Begon djalin e motrës së Sofisë ka pas raste që ka qenë dhe Gramoz Ruçi e Alket Hyseni.

Si nuk foli njeri për lidhjet e Behar Sofisë për lidhjet me bandat qe kemi në pushtet. Të gjithë i kanë parë në kafen përballë Venecias dhe Balla e di shumë mirë se me sytë e mi e kam parë shumë herë. Mua me ka ndodh t’i shoh se kam shpinë aty afër e kto s’kan guxim me e mohuar se po te hapen kamerat e lokalit apo aty afër identifikohen e ju dalin te palarat.

Anonim te lutem se këtu te vrasin natën e te qajnë ditën.

Ja lidhjet politike te Behar Sofise!

Behar Sofia grup me Edmond Begon dhe Taulant Ballen.
Por kafen e rrufiste edhe me…

Posted by Sali Berisha on Saturday, February 27, 2021