Të vraposh për jetën! Aktivitet sensibilizues për të gjetur kurën e kancerit

Të vraposh për jetën! Aktivitet sensibilizues për të

Në prag të tetorit rozë, Shqipëria ju bashkua 32 vendeve në Europë që po zhvillojnë aktivitetin sportiv "Race for the Cure".

Nisma ka për synimon ndërgjegjësimin e popullatës për kancerin e gjirit.

Të pranishmit garuan për të kthyer vëmendjen e shoqërisë, ndërsa pati edhe nga ata që ju bashkuan aktivitetit për të përkujtuar njerëz të afërt që kanë humbur si pasojë e sëmundjes. Një prej tyre ishte edhe Donjeta Zeqa.

"Kemi hapur një skuadër për Sionelën, një nga aktivistet më të mira që kemi pasur. Ka humbur jetën pas një lufte 11-vjeçare me kancerin e gjirit."

Dikush për një mikeshë, e dikush për njeriun më të shtrenjtën, nënën.

"Unë sot po garoj për mamin tim, jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dëshirë."

Ndër pjesëmarrësit më të vegjël është dhe kjo vajzë që jo vetëm garoi por edhe dhuroi flokët për gratë me kancer.

"Jam angazhuar në këtë garë sepse tezja ime ka kaluar kancerin dhe kam vendosur të dhuroj flokët e mia."

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike nuk munguan pjesëmarrësit, secili për një person, secili për një kauzë, të ndihmojë sa të mundet të diagnostikuarit me tumor në gji.

Vendi Lajme Sociale kanceri i gjirit tetori roze

EMISIONET