Duke e ndiere rrezikun e daljes nga lista, ne ditet e fundit angazhohet maksimalisht. U kerkon gjithe gazetareve dhe moderatoreve qe njeh ta intervistojne ne terren ose ne studio.

Sot ne oren 14:30 kishte siguruar nje interviste qe Taulant Balla nuk e kishte bllokuar. Ishte zgjuar me kete lajm te mire, ishte bere gati te fliste per mandatin e trete, pse reforma ne Drejtesi nuk mund te vazhdoje pa Ramen etj. Sapo shkon te aktiviteti propagandistik qe i paraprinte intervistes, Kryeministri e njofton publikisht se nuk do jete ne liste, tregon dhe arsyet: do iu hape rruge kalamajve.

Me fjalet e ngecura ne fyt nga shkarkimi – doreheqje e befasishme, nuk guxon as te mbroje dinjitetin. Shkon ne TV dhe thote se ka aq shume pune sa nuk mund te jete me deputete, nderkohe qe akoma nuk e ka marre veten nga shkarkimi publik i papritur. Falenderon ate qe e shkarkoi dhe iken ne harrese.

Ne Partine Demokratike, Halim Kosova, i shfryn mllefin kryetarit me mesazhe. Kryetari e therret dhe i thote qe duhet ta terheqe mllefin dhe te artikuloje kritikat. Ai ia le mllefin ne dere dhe kur merr vesh se nuk do jete deputet, shkon ne media dhe i shan te gjithe, u tregon sekretet nga femijeria deri sot, i veteofrohet kundershtarit. Ne fund nuk e perjashton mundesne qe te jete ne listen e PD.

Pas ketyre 2 episodeve, shumica shan PD. Pastaj pyesim sa e duan shqiptaret demokracine.

Lexo edhe:

Vasilika Hysi u hap krahun të rinjve në PS pas tre mandatesh si deputete, nuk do garojë në 25 prill