Të sigurt për vaksinën, Moderna funksionin ndaj mutacioneve të reja të Covid-19

Të sigurt për vaksinën, Moderna funksionin ndaj mutacioneve

Vaksina e kompanisë amerikane Moderna nga studimet e bëra të deri tanishme nagh shkencëtarët e kompanisë thuhet se funksionon kundër varianteve të reja të Covid-19, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut.

Sipas tyre, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina, mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja.

Variantet e reja të Covid-19 janë përhapur me shpejtësi në disa vende të botës, Ato kanë pësuar ndryshime ose mutacione, që do të thotë se mund t’i infektojnë qelizat njerëzore më lehtë sesa versioni origjinal i koronavirusit.

Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, i cili është shfaqur në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm. Vaksinat aktuale janë krijuar rreth varianteve të mëparshme, por shkencëtarët besojnë se ato duhet të funksionojnë edhe kundër varianteve të reja.

Për hulumtimin e kompanisë Moderna, studiuesit kanë shikuar mostrat e gjakut të marra nga tetë persona, që kanë marrë dy doza të rekomanduara të vaksinës Moderna. Gjetjet duhet të rishikohen nga kolegët, por sugjerojnë se imuniteti nga vaksina i njeh variantet e reja.

Aktualisht Moderna po teston nëse dhënia e dozës së tretë përforcuese mund të jetë e dobishme.

Shendetësi Lajme Covid-19 moderna mutacione

EMISIONET