Të paktën një person hapi zjarr në një festë të madhe në oborrin e një shtëpie në qytetin e Nju Jorkut të shtunën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Të shtënat bënë që rreth 100 njerëz të largoheshin në një “skenë shumë kaotike”, tha Shefi i Detyrës i Policisë, Mark Simmons.

Policia beson se të paktën tre ose katër persona kishin pistoleta dhe të paktën 40 fishekë u qëlluan, tha Kapiteni Frank Umbrino gjatë një konferencë shtypi të Shtunën.

Dy 19-vjeçarë u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, tha Umbrino.

Asnjë nga adoleshentët nuk ishin banorë të shtëpisë ku ndodhën të shtënat dhe asnjëri prej tyre nuk ishin shënjestër.

Asnjë i dyshuar nuk është në fokusin e policisë dhe asnjë motiv nuk është bërë i ditur.

14 të plagosurit janë të moshës nga 17 në 23 vjeç dhe u dërguan në dy spitale me ato që besohet të jenë dëmtime jo-kërcënuese për jetën, tha policia.

Policia iu përgjigj thirrjeve të të shtënave me armë rreth orës 12:25 të mëngjesit dhe në vendngjarje ishin100 deri në 200 persona që përpiqeshin të iknin në këmbë dhe në automjete.