Një 23 vjeçar humbi jetën nga plumbat e kallashnikovit që shkrehën afër shtëpisë së tij në lagjen Perash në Shkodër.

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 21:55 minuta në lagjen “Daniel Matlia” e njohur nga vendnalinjtë dhe si “Qafhardhia”, ku i riu po levizte me mjetin e tij.

I riu i identifikuar si Gledis Kraja ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës pasi nuk mund ti mbijetonte plagëve të marra.

“Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjeç banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në  Spitalin Rajonal Shkodër.” – njofton policia.

Dinamika – Shumë detaje janë të paqarta,

Motivet e ngjarjes mbeten ende mister pasi i riu banues në lagjen Perash, pak metra larg vendit të ekzekutimit, nuk njihej si njeri problematik.

Ndërkohë grupi hetimor dhe drejtues te policise nisën hetimet për ngjarjen, ku bënë marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe verifikuan kamerat e sigurisë të subjekteve përreth.

Në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

Ne foto: Makina e 23 vjecarit i cili mbeti i vrare