Një ushtar rus ka qëlluar për vdekje një oficer dhe dy ushtarakë.

Sipas CNN,  oficeri ka humbur jetën pasi është goditur me sopatë nga ushtaraku, ndërkohë që dy ushtarët e tjerë janë qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një bazë pranë qytetit Voronezh në Rusi, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autori i ngjarjes është ndaluar, ndërkohë që po hetohet gjendja e tij mendore. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.