Dy agjentë të FBI kanë vdekur dhe tre të tjera janë plagosur gjatë një aksioni policor në Sunrise të Floridas në SHBA.

Dy prej agjentëve të plagosur raportohen se janë në gjendje të qëndrueshme, ndërkohë që nuk dihet fati I të plagosurit të tretë.

Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa agjentët po ndërhynin në një operacion kërkimi për një rast të dhunimi të fëmijëve.

Mësohet se gjithashtu edhe agresori është qëlluar për vdekje.

Përleshja me armë është shënuar në një rezidencë në veri të Miamit, ku agresori ishte strehuar brenda një shtëpie për disa orë dhe qëllonte.