Të paktën tre persona humbën jetën nga të shtënat në një dyqan armësh në shtetin amerikan Louisiana, njoftoi policia.

Organet kompetente mbërritën në pikën e shitjes së armëve Jefferson në lagjen Metairie në New Orleans rreth orës 14:50 sipas kohës lokale, ku gjetën disa viktima me plagë nga armë zjarri, tha Sherifi në Jefferson Parish, Joseph Lopingto, në një deklaratë.

Tre individë u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, kurse dy të tjerë u transportuan në një spital lokal për trajtim ku ata janë në gjendje të qëndrueshme“, tha Lopingto.

‪I dyshuari qëlloi dy viktima brenda në dyqan përpara se të qëllohej për vdekje jashtë nga shumë individë, sipas Lopingtos.