EMRI/ Atentat në Dukat të Vlorës, vritet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e sotme pranë fshatit Fushë Dukat në Vlorë.

Viktima, i identifikuar si Benjamin Bozhani, ishte kthyer para pak ditësh ku mësohet se ka qenë i dënuar.

Ai u qëllua me disa plumba teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip Mercedes Benz.

Burime nga vendngjarja tregojnë për Ora News, se viktima i ka njohur atentatorët dhe ka tentuar të lëvizë në sens të kundërt me rrugën.

Policia ka ngritur kontrolle në disa pika kyçe të qytetit bregdetar, ndërsa po kontrollohen të gjithë automjetet që vijnë nga Dukat Fusha.

https://youtu.be/kzz50Mx6Iws

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Foto nga vendngjarja
Viktima

Lexo edhe:

“Brenda një makine ka një të vdekur”/ Si u njoftua Policia për vrasjen e 27-vjeçarit në Vlorë

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike vlore te shtena Aktualitet te plagosur

EMISIONET