Një person i armatosur ka hapur zjarr në një rrugicë në Rockford, Illinois ku si pasojë kanë mbetur të vrarë tre persona dhe tre të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia sulmuesi 37 vjeçar menjëherë u arestua duke mos dhënë më shumë detaje.

Kryetari i bashkisë Rockford, i cili ndodhet 130 kilometra në veriperëndim të Chicagos, tha se ishte i zemëruar dhe i trishtuar për shkak të incidentit.

Drejtori lokal i Rockfordit Star njoftoi se ky vit ishte më vdekjeprurësi kur bëhet fjalë për vrasjet, sipas të dhënave të regjistruara që nga viti 1965.